Këngëtarja Anxhela Peristeri po i kalon ditët e verës larg angazhimeve profesionale, duke ndarë me ndjekësit momente relaksi nga pushimet e saj.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo shfaqet në atmosferë verore pranë detit, duke përcjellë qetësi dhe pozitivitet. Krahas imazheve, Anxhela ka shkruar: “Kripë në lëkurë, diell në fytyrë dhe paqe në zemër”, një mesazh që pasqyron gjendjen e saj gjatë këtyre ditëve.
Pamjet e fundit e tregojnë këngëtaren në formë të mirë, ndërsa ndjekësit kanë reaguar me pëlqime dhe komente pozitive. Anxhela Peristeri vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, me postime që tërheqin gjithmonë vëmendjen e publikut.
