Një punëtor 52-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në vendin e punës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, më 10 korrik 2026, rreth orës 14:05, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e komunës së Gazi Babës, gjatë punimeve në një objekt në ndërtim, I.I. (52) nga Kumanova ka rënë nga një lartësi.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e punëtorit.
Në vendin e aksidentit kanë kryer këqyrje zyrtarët policorë të SPB Shkup, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Inspektorati i Punës, i cili pritet të hetojë rrethanat e ngjarjes.
