Eriona Sejdiu rrëfen periudhën e vështirë: “Më grabitën shtëpinë dhe operacioni në sy nuk shkoi mirë”

Ish-missi dhe moderatorja e njohur, Eriona Sejdiu, ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të sinqertë për një periudhë të vështirë që ka kaluar së fundmi.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ajo tregoi se brenda një muaji është përballur me një sërë ngjarjesh të pafata dhe sfiduese në jetën personale.

Sipas Erionës, gjithçka nisi me një lëndim në këmbë që pësoi djali i saj, ndërsa më pas humbi edhe qenin e saj, i cili ngordhi.

Situata u rëndua edhe më shumë kur ajo zbuloi se ishte grabitur brenda shtëpisë së saj.

Moderatorja tregoi gjithashtu se një ndërhyrje kirurgjikale me lazer në sy nuk kishte rezultuar siç pritej.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha vështirësive, ajo u shfaq e fortë dhe optimiste përballë situatës.

“Por ja ku jam. Ky sy i keq nuk ka çfarë të më bëjë”, u shpreh ajo në fund të mesazhit të saj, duke treguar se nuk ka ndërmend të dorëzohet.