Amir Idrizi emërohet kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Sarajit

Në mbledhjen e 8-të të Këshillit Komunal në Saraj, pas shkarkimit të Iljaz Veseli, është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni.

Amir Idrizi, përfaqësues i koalicionit VLEN, ka marrë shumicën e votave të këshilltarëve dhe është emëruar në krye të Këshillit Komunal.

Idrizi më herët ka shërbyer si zëvendëskryetar i Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë bartës liste për këshilltarë nga koalicioni VLEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *