Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se nga muaji maj pritet ulja e çmimeve për mbi 300 ilaçe.
Ai theksoi se kjo është hera e parë që ndërmerret një hap i tillë, i cili pritet të sjellë lehtësim për qytetarët në furnizimin me barna.
“Për herë të parë këtë vit mbi 300 barna do të kenë një çmim i cili do të jetë më i kapshëm për qytetarët. Ne atë e kemi definuar është në vebfaqen e Ministrisë, nga 1 maji do të jenë barnat e zbritura në nivel të institucioneve që i shesin të barnatoreve dhe qytetarët do të kenë barna më të lira.
Ky është proces që ka filluar për herë të parë këtë vit dhe do të zgjasë dhe nuk do të ndalemi vetëm në këtë kategori të barnave, do të vazhdon si ulja e çmimeve ashtu edhe futja e branave në listën positive me qëllim që të mbulojmë qytetarët që kanë nevojë”, tha Aliu.
Ministri shtoi gjithashtu se institucionet shëndetësore janë në proces të vazhdueshëm përmirësimi, me fokus në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kushteve për pacientët.
