Alba Vukaj vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar në showbiz-in shqiptar, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj.
Influencerja e njohur, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë detaje nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj, ka publikuar së fundmi një imazh që nuk ka kaluar pa u vënë re. Bukuroshja është shfaqur tejet provokuese në një fotografi para pasqyrës, ku ka vënë në pah linjat e saj trupore në top formë.

