Tre persona janë arrestuar gjatë dy aksioneve të ndara policore të zhvilluara më 18 korrik në Shkup, ku janë sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, një armë zjarri dhe municion.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zonën e Bit Pazarit janë arrestuar S.B. (21) dhe E.A. (33) nga Shkupi. Gjatë bastisjeve në banesat e tyre, të kryera me urdhër gjykate, policia ka gjetur 58 qese me substancë të bardhë pluhurore, që dyshohet të jetë lëndë narkotike, si dhe një peshore digjitale.
Në një aksion tjetër, të zhvilluar në fshatin Saraj, është arrestuar M.A. (40) nga Radusha. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë sekuestruar një pistoletë “Glock” e kalibrit 9×19 mm, një karikator dhe 13 fishekë.
Policia njofton se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
