Alba Pollozhani publikon biseda private me Lim Hotin: “Zoti t’mallkoft”

Përplasja mes Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit ka marrë një kthesë të re, pasi ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 ka reaguar ndaj deklaratave të tij për marrëdhënien e tyre.

Pasi Limi la të kuptohej se lidhja e tyre kishte qenë thjesht një spektakël, Alba publikoi disa postime në Instagram, ku ndau biseda private që pretendon se janë zhvilluar mes tyre pas përfundimit të BBVK-së.

Në njërin prej mesazheve, që sipas saj daton më 11 mars, shfaqen fjalët: “Zoti t’mallkoft” dhe “Ma ke kop zemrën”. Ajo publikoi gjithashtu një tjetër mesazh ku shkruhej: “Në shpi time nuk hyn më dhe mu më humbe. Forever”.

Alba pretendoi se kishte këmbëngulur që Limi të bëhej pjesë e spektaklit, duke shkruar: “Unë e bëra presion Bigut në dhomën e rrëfimeve, ‘o e sillni atë këtu, o unë dal’”.

Megjithatë, ajo theksoi se historia mes tyre ka përfunduar dhe se ka vazhduar jetën e saj, duke shprehur pakënaqësi që marrëdhënia e kaluar po rikthehet si temë diskutimi publik.

Deri më tani, mbetet të shihet nëse Lim Hoti do të reagojë ndaj deklaratave dhe bisedave të publikuara nga Alba.