Vis Pupa flet për ndjenjat që i ndryshuan ditët e shkollës

Aktori i njohur Elvis Pupa ka festuar 49-vjetorin e lindjes brenda shtëpisë së Ferma VIP, ku fermerët i organizuan një surprizë të veçantë me urime dhe emocione.

Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes ishte mesazhi që ai mori nga mësuesja e tij e klasës së parë, Engjëllushe Malltezi, e cila ndau kujtime nga koha kur Elvisi hodhi hapat e parë në shkollë.

I emocionuar nga surpriza, aktori tregoi edhe një histori të veçantë nga fëmijëria e tij, duke zbuluar se kishte pasur një simpati të madhe për mësuesen.

“E kam pritur me shumë dëshirë shkollën. Kur pashë zysh Enxhin për herë të parë, mbeta i mahnitur. Ishte shumë e bukur dhe unë gjithmonë kam pasur dobësi për njerëzit e bukur. Edhe sot vazhdon të jetë shumë e bukur”, u shpreh ai.

Me humor, Elvisi tregoi se përqendrimi i tij në mësime nuk ishte gjithmonë në nivelin e duhur.

“Familjarët u detyruan të më largonin nga klasa e parë, sepse unë nuk po mësoja fare. Rrija vetëm duke admiruar mësuesen. Ishte dashuria ime e parë”, rrëfeu aktori mes të qeshurave.