Aktorja e njohur e serialit “Bidaai” reagon për protestat në Tiranë

Aktorja indiane Sara Khan, e njohur për rolin e Sadnës në serialin “Bidaai”, ka ndarë në Instagram pamje nga protestat në Tiranë.

Në një Story, ajo ka rishpërndarë një video ku shihen protestuesit pranë Kryeministrisë dhe ndërhyrja me ujë me presion. Krahas pamjeve, aktorja ka shkruar “Prayers” (Lutje), duke shtuar simbolin e duarve të bashkuara dhe një zemër të thyer.

Sara Khan nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të zgjeruar apo qëndrim të drejtpërdrejtë politik. Mesazhi i saj është kufizuar te lutja dhe simbolet e publikuara krahas videos.

Reagimi vjen pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë.