Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kritikuar protestat në Shqipëri, duke deklaruar se ato po ndikojnë negativisht në ekonomi dhe po krijojnë pasiguri në vend.
Sipas Ahmetit, pasojat po ndihen në turizëm dhe në investime, pasi situata e pasigurt mund t’i dekurajojë investitorët vendas dhe të huaj.
“I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai gjithashtu ka pretenduar se protestuesit kanë rënë në grackën e atyre që i cilësoi si armiq të kombit.
Ndërkohë, në protestat në Tiranë është shfaqur edhe Mevlan Ademi, një nga organizatorët e protestave për jurisprudencën në gjuhën shqipe në Shkup, i cili ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja e tij.
