Një fëmijë 10-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një automjet në Gradsko.
Sipas policisë, pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa ndaluar.
Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po ndërmerr masa për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit që shkaktoi aksidentin.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.
