Adnan Azizi ka reaguar me akuza të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë, duke i cilësuar ata si të interesuar vetëm për pushtet.
“Po pra, me dëshmi personale se kush ishin vazalët e vërtetë.
Kur ky hipokriti është në pushtet relativizon, amniston dhe arsyeton, bile i bëhet avokat një kriminel dhe antishqiptar që kreu krime ndaj shqiptarëve.
Juve gjithmonë u ka interesuar vetëm pushteti. Nëse jeni në pushtet, gjithçka është OK, pavarësisht nëse vriten, burgosen, rrihen apo montohen shqiptarët”, është shprehur Azizi.
Deklarata e tij vjen në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme politike në vend.
