Reagon Faton Ahmeti ndaj Bilall Kasamit: Në kohën e ilegalitetit të Ali Ahmetit, ju i referoheshit “Druzhe Titos”

Nënkryetari i Faton Ahmeti ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bilall Kasami, duke e akuzuar për hipokrizi politike dhe mungesë kredibiliteti.

Ahmeti tha se ekziston një dallim i madh mes atyre që, sipas tij, kanë sakrifikuar për kauzën kombëtare dhe atyre që sot e komentojnë atë nga pozita politike.

“Kur Ali Ahmeti kalonte jetën në ilegalitet, duke sakrifikuar për të drejtat kombëtare, ata që sot marrin guximin të tallen me figurën e tij, i shkruanin poezi ‘Druzhe Titos’. Kjo është diferenca mes atyre që vepronin dhe atyre që përshtateshin,” ka deklaruar Faton Ahmeti.

Ai shtoi se nuk mund të barazohen ata që, sipas tij, kanë pasur rol historik me politikanët që sot, pa kontribut të tillë, përpiqen të rishkruajnë narrativën politike për interesa të ditës.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave ironike të Kasamit ndaj një letre të drejtuar ndërkombëtarëve nga Ali Ahmeti, ku ai e kishte krahasuar me një “letër për në Hënë”, duke shkaktuar përplasje të reja politike mes BDI-së dhe VLEN-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *