Osmani: Qeveria po shtrembëron protestën studentore, kam njoftuar ndërkombëtarët

Nënkryetari i BDI-së,Bujar Osmani ka deklaruar se ka informuar faktorin ndërkombëtar lidhur me, siç i cilëson ai, përpjekjet e Qeverisë për të keqinterpretuar protestën e studentëve për kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet në gjuhën shqipe.

Osmani gjithashtu vlerëson se Qeveria po e interpreton në mënyrë të pasaktë opinionin e Komisioni i Venecias lidhur me Ligjin për Gjuhët.

“Sot informova përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar mbi përpjekjet e Qeverisë për të paraqitur në mënyrë të shtrembëruar natyrën e protestave studentore, duke i etiketuar ato si të motivuara politikisht dhe duke krijuar një perceptim të pasaktë për realitetin në vend. Theksova se këto përpjekje për të orientuar gabimisht partnerët ndërkombëtarë nuk reflektojnë shqetësimet reale të studentëve, të cilat lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e të drejtave ekzistuese. Në këtë kontekst, sqarova edhe interpretimet e pasakta mbi opinionin e Komisionit të Venecias. Opinioni i marsit 2025 nuk trajton kufizimin e të drejtave gjuhësore dhe nuk i referohet legjislacionit tonë, por fokusohet në aspektet praktike të zbatimit, si kostoja dhe mbështetja logjistike, duke theksuar se këto janë standarde minimale që duhet të plotësohen. Në një moment kur kërkohet zbatim i plotë i të drejtave, është thelbësore që komunikimi me komunitetin ndërkombëtar të bazohet në fakte dhe në paraqitje të drejtë të realitetit”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *