Laureta, e dashura e Laurentit, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes së tij nga jeta, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh prekës që shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të dashur.
Përmes fjalëve emocionuese, ajo ka treguar se sa e vështirë është për të të përballet me këtë humbje, duke shprehur dashurinë që thotë se do ta ruajë për të përgjithmonë.
“Shpirti jem i mirë, më ke lonë me zemër të copëtuar. Kam me të dashtë deri në frymën tem të fundit”, ka shkruar Laureta.
Mesazhi i saj ka prekur ndjekësit, duke përcjellë dhimbjen e thellë dhe lidhjen emocionale që i bashkonte.
