Brikena Selmani, e njohur për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania 5”, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për raportin e veçantë me familjen, veçanërisht me vëllain e saj, Brikendin.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo e përmendte vazhdimisht vëllain si personin më të afërt dhe pikën e saj më të fortë emocionale. Kjo lidhje e ngushtë shpesh u bë edhe pjesë e diskutimeve mes fansave të formatit.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendje gjatë spektaklit ishte fakti se Brikendi nuk u pa asnjëherë në studio apo në takime të drejtpërdrejta me të, ndonëse ajo u surprizua disa herë nga mbështetja e familjes dhe fansave nga jashtë.
Pas përfundimit të eksperiencës në BBVA5, Brikena ka vendosur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke publikuar një fotografi të rrallë krah vëllait të saj.
Ky postim është pritur me interes nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar gjerësisht raportin e tyre të afërt dhe lidhjen e fortë familjare.

