Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka reaguar ndaj mundësisë që Leonora Jakupi të rikthehet si opinioniste në edicionin e ri të këtij formati.
Përmes një postimi në Instastory, Rexha ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një rikthim i tillë do të ishte zhgënjyes për të.
Ai ka theksuar se, sipas mendimit të tij, një opinionist duhet të jetë i paanshëm, analitik dhe të argumentojë vlerësimet për banorët, duke lënë të kuptohet se nuk ishte i kënaqur me mënyrën e komentimit të Leonorës.
Deri më tani, emrat e opinionistëve të edicionit të ri nuk janë bërë të ditur zyrtarisht.
