Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se më 16 tetor, policia ka ndaluar një 22-vjeçar S.V nga Makedonski Brodi, pas një kontrolli në banesën e tij.
Kontrolli është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, ndërsa sipas MPB-së, janë gjetur dhe sekuestruar një lëndë në formë copash, marihuanë, një shishe me lëng dhe letra për mbështjelljen e cigareve.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore.
