Zëvendëstrajneri i kombëtares ka ndërruar jetë papritur, duke tronditur botën e sportit

Bota e futbollit në Poloni është tronditur nga raportimet për ndarjen nga jeta të Jacek Magiera, në moshën 49-vjeçare.

Sipas mediave polake, ish-futbollisti dhe zëvendëstrajneri i kombëtares së Polonisë, pjesë e stafit të Jan Urban, ka humbur ndjenjat gjatë një sesioni vrapimi në mëngjes.

Raportohet se ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Klinik Ushtarak në Wrocław, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të shpëtohet.

Autoritetet dhe federata përkatëse ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar mbi rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *