Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshjen e tretë të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve më 1 tetor ndaj Izraelit.
Takimi nuk do të luhet në Izrael, por në Debrecen të Hungarisë, në stadiumin “Nagyerdei”, me kapacitet prej rreth 20 mijë ulësesh. Ky ndryshim i vendit të zhvillimit është konfirmuar nga UEFA.
Izraeli vazhdon të zhvillojë ndeshjet si vendas në fusha neutrale për arsye të situatës aktuale.
Për Kosovën, kjo është hera e parë që paraqitet në Ligën B të këtij kompeticioni. “Dardanët” nisin fushatën më 24 shtator ndaj Irlandës në Prishtinë, ndërsa më pas do të përballen me Austrinë në Vjenë.
Në tetor, pas duelit me Irlandën dhe Austrinë, Kosova luan ndaj Izraelit në Hungari, ndërsa në nëntor do të presë Izraelin në Prishtinë dhe do ta mbyllë edicionin ndaj Irlandës në Dublin.
Kosova dhe Izraeli janë përballur edhe më herët në kualifikimet e Euro 2024, ku ndeshja në Tel Aviv përfundoi 1:1, ndërsa Kosova fitoi 1:0 në Prishtinë.
