Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka tërhequr vëmendjen me blerjen e automjetit të tij më të ri luksoz.
Futbollisti i njohur ka shtuar në koleksionin e tij një Lamborghini Urus SE, një nga modelet më të kërkuara të momentit në tregun e automjeteve sportive.
Sipas pamjeve të publikuara, automjeti është krejtësisht i ri, me zero kilometra të kaluara, dhe vjen në ngjyrë të zezë elegante, duke u dalluar për dizajnin dhe performancën e tij.
Blerja e këtij super-automjeti vjen në një periudhë të suksesshme për Zhegrovën, i cili vazhdon të jetë një nga futbollistët më të spikatur kosovarë në arenën ndërkombëtare.

