Jonida Maliqi ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Alessio Alian, ish-banor i “Big Brother VIP 5”, duke treguar se kjo lidhje ka sjellë një tjetër mënyrë për ta përjetuar dashurinë.
Në një intervistë për “Live From Tirana”, këngëtarja foli për sfidat e një marrëdhënieje në distancë, duke theksuar rëndësinë e komunikimit, qartësisë dhe sinqeritetit mes partnerëve.
Jonida tha se të dy preferojnë ta mbajnë marrëdhënien larg ekspozimit të tepërt publik, veçanërisht për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre nga keqinterpretimet.
Ajo tregoi gjithashtu se lidhja me Alessio-n e ka bërë të ndihet më e lumtur dhe më e çlirët emocionalisht.
“Alessio herë pas here më rikthen fëmijën që kam brenda dhe kjo është gjëja më e bukur që mund të ndodhë”, u shpreh Jonida.
Këngëtarja foli edhe për ndryshimet që sjell mosha dhe për mënyrën se si pas të 40-ave ka nisur ta vlerësojë më shumë veten, duke i kushtuar më pak rëndësi mendimit të të tjerëve.
Jonida theksoi se sot dëshiron ta jetojë jetën sipas zgjedhjeve të saj dhe t’ua kushtojë energjinë njerëzve dhe gjërave që kanë vërtet rëndësi për të.
