Gresa dhe Gjesti ribashkohen në Zvicër, momenti i tyre tërheq vëmendje

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Gresë Gashi dhe Gjesti, janë takuar sërish pas një kohe, këtë herë në “Alba Festival” që u mbajt në Zvicër.

Ka qenë Gresa ajo që ka publikuar një video pranë Gjestit, i cili ishte ndër artistët që performuan në festival, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Takimi i tyre ka rikthyer kujtimet e raportit të afërt që krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3. Edhe pse pas përfundimit të spektaklit secili ka vazhduar me angazhimet e veta, duket se miqësia mes tyre ka mbetur e pandryshuar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se dyshja kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe kanë shfrytëzuar rastin për t’u takuar sërish pas një periudhe të gjatë.

Screenshot