I ftuari i parë i këtij sezoni në emisionin “Më prit të dielën”, DJ Bujaka, foli për disa prej përplasjeve që ka pasur më herët, si dhe për duetin e tij me Mimoza Ahmetin.
Duke treguar si u rikthye bashkëpunimi mes tyre pas debateve në një reality show, Bujaka tha se ishte Mimoza ajo që bëri hapin e parë.
Por vëmendje mori edhe një lojë gjatë emisionit, ku personazhet përballeshin me situata të ndryshme në një “ashensor” virtual.
Kur në lojë u shfaq balerini dhe koreografi Ilir Shaqiri, Bujaka reagoi menjëherë:
“Ilirin do ta hidhja nga ashensori direkt. Ai më ka prekur në disa plagë që s’duhej, si UÇK-ja apo feja.”
Deklarata e tij riktheu në vëmendje përplasjet e mëparshme mes dy personazheve.
