Çmime të reja të derivateve në RMV: Dizeli shtrenjtohet

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur ndryshimin e çmimeve të derivateve.

Dizeli shtrenjtohet për 5.5 denarë, duke arritur në 104.5 denarë për litër.

Benzina 95 ulet për 1.5 denarë, në 99 denarë për litër.

Benzina 98 ulet për 1.5 denarë, në 101 denarë për litër.

Vendimi vjen pas rritjes prej 7% të çmimit të dizelit të rafinuar në bursën e Mesdheut gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit ndaj denarit me 1%.