Gazetari i njohur Osman Stafa ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale, duke i propozuar për martesë partneres së tij, Kristina Belba.
Propozimi romantik është zhvilluar në bregdet, në një atmosferë të veçantë me lule të bardha, qirinj dhe perëndim dielli, një moment që ai e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Kristina Belba ka pranuar propozimin, duke i thënë “Po”, çka ka shënuar një moment të lumtur për çiftin dhe nisjen e një kapitulli të ri në lidhjen e tyre.
Osman Stafa, i njohur për angazhimin e tij në gazetari dhe çështje sociale, ka marrë urime të shumta nga ndjekësit pas publikimit të lajmit.

