Tetovë: 23-vjeçarja denoncon stomatologun për sjellje të papërshtatshme

Një 23-vjeçare nga Tetova është paraqitur në polici, ku ka denoncuar një stomatolog nga një ordinancë private në qytet, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht.

Sipas denoncimit, gjatë vizitave në ordinancë më 14 dhe 18 shtator, gjatë kryerjes së ndërhyrjeve mjekësore, stomatologu dyshohet se ka kryer veprime të papërshtatshme ndaj saj.

E reja ka deklaruar gjithashtu se pas vizitave, përmes një aplikacioni në telefon, ajo ka marrë mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme që dyshohet se janë dërguar nga stomatologu.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave.