Një 23-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 119 km/h, në një pjesë të rrugës ku kufizimi është 50 km/h.
Sipas policisë, shoferi e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar me 69 km/h.
Pas ndalimit, ai është privuar nga liria, ndërsa ndaj tij do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me ligjin.
Kontrollet e policisë ndaj drejtuesve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë po vazhdojnë me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
