Arrestohet një shtetas malazez, u kap duke vozitur 205 km/orë në autostradë

Një shtetas i Malit të Zi është arrestuar pasi u kap duke vozitur me shpejtësi shumë mbi kufirin e lejuar në autostradën A1.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 11:09, pranë fshatit Miletkovë në rajonin e Gjevgjelisë. Zyrtarët policorë nga stacionet e Strumicës dhe Gjevgjelisë ndaluan shtetasin malazez D.B. (36).

Gjatë kontrollit me radar, policia konstatoi se ai po drejtonte një automjet BMW me targa malazeze me shpejtësi 205 kilometra në orë, në një segment ku kufiri maksimal i lejuar është 120 km/orë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ndaj 36-vjeçarit është ngritur kallëzimi përkatës.