Amarda Toska dhe Ermali Mamaqi po shijojnë disa ditë të bukura relaksi në Bodrum. Çifti i njohur ka ndarë me ndjekësit disa momente nga këto pushime, duke shfaqur atmosferën e mrekullueshme buzë detit.
Ami duket në super formë me fustanin e saj veror, ndërsa çifti shijon kohën e kaluar së bashku në një ambient mjaft luksoz. Si gjithmonë, ata nuk kanë hezituar të tregojnë lidhjen e tyre të ngushtë, duke u kthyer në një nga çiftet më të ndjekura dhe më të dashura për publikun shqiptar.


