Rrallë shihet në publik, kjo është bashkëshortja e Ilir Shaqirit

Ndryshe nga shumë emra të estradës, këngëtari Ilir Shaqiri ka zgjedhur ta mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut, duke ruajtur prej vitesh diskrecion edhe për familjen dhe bashkëshorten.

Artisti ka qenë gjithmonë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën personale, ndërsa rrallëherë ndan momente familjare në rrjetet sociale apo në media.

Në disa raste, djali i tij Korab Shaqiri ka publikuar fotografi me nënën, duke treguar lidhjen e ngushtë dhe respektin që familja ka për të.