Ylber Ramadani: Medoni është një talent i jashtëzakonshëm

Ylber Ramadani, ka folur me superlativa për talentin e ri Medon Berisha gjatë një interviste.

Ai tregoi se kur u takuan për herë të parë, Medoni ishte ende shumë i ri, por menjëherë i kishte lënë përshtypje me karakterin dhe respektin që tregonte.

“Është një djalë fantastik. Më dëgjon këshillat, sepse unë jam pak më i madh dhe mundohem ta ndihmoj në fushë. Ka bërë një gjysmësezon fantastik dhe besoj se kur të rikthehet, do të transferohet te një super ekip”, u shpreh Ramadani.

Gjatë intervistës, Ramadani u pyet edhe se cilët futbollistë të Kombëtares shqiptare tërheqin më shumë vëmendjen e vajzave. Me humor, ai përmendi Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, duke shtuar se kjo ndodh sepse të dy janë ende beqarë.