Beatrix Ramosaj ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja në rrjetet sociale, ku është shfaqur me një paraqitje shumë elegante dhe të kuruar.
Këngëtarja ka zgjedhur buzët e kuqe si detajin kryesor të makeup-it, duke i dhënë look-ut të saj një stil klasik dhe mjaft tërheqës.
Ky kombinim i thjeshtë por i fuqishëm ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për elegancën dhe stilin e saj të veçantë.
Me këtë paraqitje, Beatrix ka treguar sërish se di gjithmonë si të spikasë në çdo dalje publike.

