Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka ngritur padi penale ndaj një 20-vjeçari me inicialet L.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 mars 2026 në fshatin Kamjan të Tetovës. I dyshuari dyshohet se me një send metalik ka dëmtuar xhamat e përparmë të dy automjeteve, si dhe ka thyer dritaret e një shtëpie familjare.
Autoritetet bëjnë të ditur se ndaj 20-vjeçarit është dorëzuar padi penale dhe rasti do të trajtohet në procedurë të mëtejshme nga organet kompetente.
