Pas deklaratave të Einxhel Shkirës për ftohjen e marrëdhënieve me disa nga miqtë e saj më të afërt, ka reaguar publikisht edhe Argjira Spanca.
E pyetur në një prononcim për platformën “Artistët Shqiptarë”, moderatorja u shpreh se mes saj dhe Einxhelit nuk ka pasur një konflikt të drejtpërdrejtë, por një keqkuptim që, sipas saj, do të sqarohet me kalimin e kohës.
“Me Einxhelin nuk ka ndodhur diçka specifike. Më tepër ka qenë një keqkuptim nga ana e saj. Me kohën do të sheshohen gjërat dhe ajo do ta kuptojë që nuk kanë qenë ashtu siç i ka perceptuar”, tha Argjira.
Në të njëjtën intervistë foli edhe partneri i saj, Graciano Tagani, i cili theksoi se vazhdon të ketë respekt dhe vlerësim për Einxhelin.
“Unë e dua shumë. Janë disa keqkuptime që nuk kanë lidhje me ne. Einxhelin do ta mbaj mend si njeriun që më është gjendur pranë në momente të vështira. Nuk ka ndodhur asgjë, ne e duam shumë”, u shpreh ai.
Reagimet e tyre vijnë pasi Einxhel Shkira deklaroi se ishte zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes së disa miqve gjatë një periudhe të vështirë të jetës së saj, duke lënë të kuptohej se kjo kishte ndikuar në ftohjen e disa marrëdhënieve.
