Incident në Gostivar, sherr në lokal përfundon me arrestime

Më 01.06.2026 rreth orës 09:40, në një lokal të një personi juridik në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar tre persona: S.J. (62), I.D. (58) dhe S.L. (63), të gjithë nga Gostivari.

Sipas informacioneve, arrestimi është bërë pas një denoncimi për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur mes tyre në ambientin e lokalit.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe i ka shoqëruar personat në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.