Ndahet nga jeta në moshë të re Ernik Fidani

Një lajm i dhimbshëm ka prekur Gostivarin, rrethinën dhe shumë qytetarë më gjerë, pasi ka ndërruar jetë në moshë të re Ernik Fidani nga fshati Dobërdoll.

Lajmi për vdekjen e tij është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku familjarë, miq dhe të njohur kanë shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e parakohshme të të riut.

Në një nga mesazhet e ngushëllimit thuhet se humbja e Etnikut ka lënë dhimbje të madhe te të gjithë ata që e njohën, ndërsa familjes Fidani i janë shprehur ngushëllime të sinqerta dhe lutje për forcë e durim në këto momente të vështira.

“Me dhimbje të thellë shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Fidani nga Dobërdolli për humbjen e birit të tyre, Etnikut. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen dhe të ndjerin e mëshiroftë me mëshirën e Tij të pakufishme”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Ndërkohë, shumë qytetarë kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për familjen Fidani, duke lutur që i ndjeri të prehet në paqe.