Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së sfidës së tij, ku ka premtuar një shpërblim prej 100 mijë eurosh për fituesin.

Nisma ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, por njëkohësisht ka sjellë edhe dyshime nga një pjesë e ndjekësve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje vërtetësinë e çmimit të premtuar.

Një komentues i shkroi artistit: “Mos i rrej njerëzit për 100 mijë euro, se gjynah”, duke lënë të kuptohet se nuk beson se shpërblimi do të jepet realisht.

Por Butrinti reagoi menjëherë ndaj këtij komenti me një përgjigje ironike, e cila tërhoqi vëmendjen e fansave.

“Ti ndoshta ke besuar te Babadimri kur ke qenë fëmijë dhe tani mendon se gjithçka në jetë është gënjeshtër. Por do ta shohësh, me 3 korrik”, u shpreh ai.

Me këtë reagim, këngëtari la të kuptohet se sfida është reale dhe se gjithçka do të bëhet e qartë në datën e caktuar, kur pritet të shpallet edhe fituesi.