Puthje dhe përqafime në publik? Dy ish-banorët e BBVK ndezin rrjetin me afrimitetin e tyre

Big Brother VIP Kosova rikthen sërish në vëmendje dy ish-banorë të komentuar, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani.

Dyshja janë parë mbrëmë në koncertin e Clevio në Prishtinë, ku sipas pamjeve të publikuara nga Prive, nuk munguan momentet romantike mes tyre.

Ata janë filmuar duke shkëmbyer puthje dhe përqafime, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes qëndruan pranë njëri-tjetrit, duke nxitur menjëherë aludime për një rikthim të mundshëm të raportit të tyre.

Pamjet kanë bërë xhiron në rrjetet sociale dhe kanë rikthyer interesin e publikut për marrëdhënien mes ish-banorëve të BBVK.