Këngëtari kosovar Meda ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të ndjerë për nënën e tij të ndjerë, në përvjetorin e vdekjes së saj.
Përmes një postimi në Instastory, artisti ka ndarë dhimbjen dhe mallin që vazhdon ta ndiejë edhe pas një viti.
“U mbush një vit pa ty nana jem. Thonë që koha i shëron plagët, por plaga jote nuk paska shërim. U takofshim në xhenet nana jem”, ka shkruar ai.
