Xheneta Fetahu ka folur hapur për pagesat që merr nga bashkëpunimet dhe reklamat në rrjetet sociale.
Gjatë një interviste, ajo u shpreh se tarifat ndryshojnë në varësi të biznesit, kohëzgjatjes së bashkëpunimit dhe llojit të promovimit që kërkohet.
“Dua të jem shumë e sinqertë, pagesat dallojnë shumë. Mund të bësh një reklamë me 500-1000 euro, por edhe më lart se aq”, tha Xheneta.
Ajo shtoi se çmimet varen nga marrëveshja me bizneset dhe kohëzgjatja e fushatave promocionale.
Sipas saj, tarifat për promovime zakonisht nisin nga 500 euro, ndërsa për shifrën më të lartë që ka fituar nga një bashkëpunim, ajo zgjodhi të mos japë detaje konkrete.
