Nga rivalë në Big, bashkë në Zvicër! Ludo Lee takon Elijonën dhe Klodin

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, është takuar me dy nga ish-rivalët e tij, Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj, gjatë “Alba Festival” në Zvicër.

Momentin e ka ndarë vetë Ludo në InstaStory, ku të tre shfaqen duke buzëqeshur së bashku në prapaskenat e festivalit. Krahas fotografisë, ai ka bërë edhe një koment me humor: “80 ditë kundër njëri-tjetrit në Big, 8 sekonda për Instagram”, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre tashmë janë shumë më të mira.

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 4, Ludo, Elijona dhe Klodi u përfshinë shpesh në debate dhe dinamika që morën vëmendje të madhe nga publiku. Megjithatë, takimi i tyre në Zvicër tregon se rivaliteti i dikurshëm duket se i ka lënë vend respektit dhe marrëdhënieve më të qeta.