NPK “Sharri” nis paralajmërimin e fundit për heqjen e çezmave jashtë objekteve

NPK Sharri ka njoftuar se ka nisur paralajmërimi i fundit për largimin e çezmave të vendosura jashtë objekteve, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të ujit dhe menaxhimin më efikas të rrjetit të ujësjellësit.

Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se të gjithë banorët dhe shfrytëzuesit duhet t’i largojnë çezmat në afatin më të shkurtër të mundshëm, duke respektuar kushtet teknike, komunale dhe ligjore në fuqi.

Sipas njoftimit, mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e rregullave komunale dhe mund të pasohet me masa administrative apo ndërprerje të shërbimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *