Një gjest i rrallë ndershmërie vjen nga Veles, ku 14-vjeçari Ilija Gigov gjeti një libër kursimi me 46 mijë denarë dhe i dorëzoi menjëherë në polici.
I riu i kishte gjetur paratë pranë një filiali banke, teksa po kthehej nga shkolla. Pasi ua tregoi prindërve, familja e raportoi rastin në polici dhe sendet iu kthyen pronarit.
Për këtë veprim, me rastin e Ditës së Policisë – 7 Maj, SPB Veles e nderoi Ilijan me mirënjohje.
“Ilija Gigov, me veprimet e tij, tregoi se cilësitë më të rëndësishme në jetën e një njeriu janë ndershmëria, përgjegjësia dhe mirësia”, deklaroi shefi i SPB Veles, Brane Palaskov.
