15-vjeçari humb jetën në Liqenin e Komos në Itali

Një ngjarje tragjike është shënuar në Itali, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti në Liqeni i Komos.

Sipas mediave lokale, i riu është hedhur nga një mol në zonën Mandello del Lario dhe më pas nuk është rikthyer në sipërfaqe. Miqtë e tij kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e rojes bregdetare, zjarrfikësit dhe zhytësit, të cilët pas kërkimeve kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë nga uji.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se i mituri mund të ketë hyrë në një zonë të ndaluar për not.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *