I kërkuar me urdhërarrest, arrestohet 32-vjeçari nga Gostivari

Një 32-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nga policia pasi kërkohej me urdhërarrest për vuajtjen e një dënimi me burg.

Sipas njoftimit të autoriteteve, më 7 qershor 2026, rreth orës 11:30, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit e privuan nga liria E.F. (32) nga Gostivari.

Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti, të shqiptuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Pas arrestimit, E.F. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Tetovës, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata.