VLEN: Arsimi shqip prioritet, reformat në arsim pjesë e zotimeve tona

Koalicioni VLEN ka dalë me qëndrim rreth reformës në arsimin e lartë, duke e cilësuar atë si të domosdoshme dhe duke theksuar se studenti duhet të jetë në qendër të ndryshimeve që parashihen në Ligjin e ri për arsim të lartë.

Nga VLEN deklarojnë se arsimi i lartë prej vitesh është përballur me probleme të akumuluara, të cilat sipas tyre kanë krijuar pasiguri te të rinjtë dhe mosbesim në vlerën e diplomave dhe perspektivën e studimeve.

“Ligji i ri duhet parë si një përgjigje ndaj nevojës për reforma dhe si hap për rregullimin e një fushe që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e rinisë. VLEN theksoi se në thelb të këtij ligji është studenti, duke nënvizuar se për herë të parë parashihet që studentët të jenë pjesë e Këshillit Nacional për Arsimin e Lartë, duke u përfshirë drejtpërdrejt në proceset e vendimmarrjes”.

VLEN thekson gjithashtu se ligji synon rritjen e cilësisë në arsimin universitar, përmes standardeve më të larta, diplomave me vlerë reale dhe përgatitjes më të mirë të të rinjve për tregun e punës.

“Sa më shumë cilësi dhe perspektivë të ndërtojmë këtu, aq më shumë arsye do të kenë të rinjtë të qëndrojnë në vend”, u tha në qëndrimin e koalicionit.

Në fund, VLEN ritheksoi se arsimi shqip mbetet prioritet kombëtar dhe se reformat në arsim janë pjesë e angazhimeve të tyre politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *