Sot shënohen 63 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shkupin më 26 korrik 1963, një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore në historinë e qytetit.
Nga tërmeti humbën jetën 1.070 persona, ndërsa rreth 3.000 të tjerë u plagosën. Katastrofa shkatërroi 15.800 ndërtesa, ndërsa dëmtoi edhe 28.000 objekte të tjera, duke lënë mbi 200.000 banorë pa strehë.
Pas tragjedisë, komuniteti ndërkombëtar u mobilizua për të ndihmuar Shkupin. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri thirrje për ndihma humanitare, ndërsa organizata dhe shtete të shumta kontribuuan me ndihma për rindërtimin e qytetit.
Edhe Kombet e Bashkuara u angazhuan në mënyrë aktive në procesin e rindërtimit. Më 14 tetor 1963, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë për mbështetjen e Jugosllavisë në rindërtimin e Shkupit.
Falë solidaritetit ndërkombëtar, Shkupi u bë i njohur në mbarë botën si “Qyteti i Solidaritetit”, një simbol i bashkimit dhe ndihmës mes popujve pas një tragjedie të madhe.
