Mickoski: Uji në Gostivar mund të shpallet i sigurt për përdorim sot ose nesër

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ekipet e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” nga Shkupi po punojnë intensivisht në Gostivar dhe se, pas përfundimit të procesit të hiperklorimit të rrjetit të ujësjellësit, pritet që uji të shpallet teknikisht i përshtatshëm për përdorim.

“Pres sot, megjithëse rezultatet tashmë janë të mira, por le të jemi konservatorë. Le të themi që nesër të publikohet një deklaratë se uji është teknikisht i përshtatshëm për përdorim, pasi është rregulluar në një kohë rekord prej një jave”, u shpreh Mickoski.

Ai shtoi se Qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat që ishin në kompetencën e saj për tejkalimin e situatës, ndërsa kritikoi opozitën për, sipas tij, mungesën e reagimit ndaj autoriteteve lokale në Gostivar, të cilat i kishte mbështetur në zgjedhjet lokale.